BallinaAktualitetDetajet/Kush është zv/ministri i Financave, zyrtari "Rus" i Ramës që ishte për...

Detajet/Kush është zv/ministri i Financave, zyrtari “Rus” i Ramës që ishte për vizitë zyrtare në Moskë

spot_img
spot_img

Ambasada e Rusisë në Tiranë bëri publike një vizitë shtetërore të qeverisë shqiptare në Moskë. Si cdo here tjeter me vizitat në Kremlin, kanë qenë rusët që i kanë bërë publike, ndërsa Edi Rama është kujdesur që të mos dalin në media. Kjo për faktin se ai akuzon opozitën si të lidhur me rusët, por në fakt është vetë i lidhur dhe i ‘kredhur’ në marrëdhënie të dyshimta me personazhe nga Rusia.

Vizita e fundit e një delegacioni të qeverisë së Edi Ramës në Moskë drejtohej nga numri dy i Ministrisë së Financave, zëvendësministri Elton Haxhi, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor. Njoftimi i Ambasadës Ruse.

Me tej janë mësuar detaje më të shumta në lidhje me zv/ministrin e Ekonomisë, Elton Haxhi.

Ky i fundit mësohet se vite më parë ka punuar gjatë në Rusi. Ai ka qenë pjesë e një kompanie audituese ruse.

Por jo vetëm kaq. Ai ka edhe edukim në universitetet e Rusisë dhe zgjedhja e tij në këtë post, nuk duket e rastësishme nga Edi Rama.

Ai është zgjedhur pikërisht për lidhjet ruse që ka dhe të cilat kohët e fundit Edi Rama ka nisur ti përdorë.

Më poshtë keni disa foto nga vizita e zv/ministrit Elton Haxhi në Moskë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular