Modelja Georgina Rodriguez ka mohuar thashethemet se është sërish shtatzënë.
Ajo fajësoi për shtimin në peshë, faktin se ka ngrënë shumë makarona teksa ishte në udhëtime.
“Kam udhëtuar nga një avion në tjetrin dhe hëngra makarona për katër ditë rresht. Jam njeri. Hormonet ndikojnë tek unë dhe ende nuk jam rikuperuar nga lindja e mëparshme,” tha ajo.
Mediat italiane dhe ato botërore aluduan pak ditë më parë se Georgina mund të ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me yllin e futbollit nisur nga disa foto ku modelja shfaqej me barkun e fryrë.
Georgina lindi më 12 nëntor 2017 vajzën Alana Martina e cila është dhe fëmija i parë i saj. Ndërsa Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna zëvendësuese.