I bllokuan rrugën për të hyrë në Kukës, Rama procedon 13 qytetarë

4
425

Policia e Kukësit bën me dije se ka proceduar 13 persona pas protestës së djeshme të opozitës në qytetin e Kukësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Protesta u zhvillua dje, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte planifikuar disa aktivitete në Kukës. Banorët bllokuan rrugën në afërsi të Drinit të Zi me qëllim që të mos kalonte kreu i qeverisë, ndërsa sipas PD për shkak të protestës, Rama udhëtoi me helikopter.

Banorët të drejtuar nga PD kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Paralelisht me protestën pati dhe një angazhim të madh forcash policie.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në organizime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2019/04/06/i-bllokuan-rrugen-rama-procedon-13-qytetare-nga-kukesi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2019/04/06/i-bllokuan-rrugen-rama-procedon-13-qytetare-nga-kukesi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 16111 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/04/06/i-bllokuan-rrugen-rama-procedon-13-qytetare-nga-kukesi/ […]

Comments are closed.