Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku shprehet se Kryeministri Rama është drejt fundit të destinacionit që i ka projektuar populli dhe opozita dhe se protesta e 13 Prillit do të jetë më e madhja e të gjitha me të mëdhajave të kësaj periudhe që do përcaktojë zhvillime të reja në vend. Sipas tij godina e Kryeministrisë është salduar me çelik dhe me fasadë që imiton xhamat, por Kryeministri Rama është i humbur pasi ndiqet këmba këmbës nga nga qytetarët.
Çollaku shprehet se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën, pasi 50 % të komisionerëve zgjedhorë ku PD ka shumicën nuk mund të hapin procesin dhe se ç’do skenar, tjetër është grusht shteti që do të pasohet me konflikt civil. Sipas përfaqësuesit të PD në Bashkinë e Tiranës, mandatet e opozitës, janë djegur automatikisht për shkak të bojkotimit të Këshillit Bashkiak.
Çollaku thekson se Kryetari i PD Lulzim Basha është keqkuptuar teksa kërkon të zgjidhë problematikën ballkanike me metoda europiane. Ish-zevendës Ministri i Punëve të Jashtme shprehet se në Shërbimin Diplomatik Shqiptar ka nevojë për Vetting sepse ka infiltrime të fuqive jo miqësore ndaj vendit.