Operacioni i 13 prillit

1
625

Nga Enkeleda Rrica

13 Prilli është vazhdimi i hallkave të emergjencës kombëtare ,protestave, konkluzioni i së cilave është dhe do të jetë largimi i kryebanditit nga kryeministria. Mbas 6 vjetëve pushtet delli i qeverisjes rilindase është konsumuar së tepërmi, ato që kanë ndikuar në vija të përgjithëshme janë: Së pari kanabizimi i vendit. Infektimi i territorit shqipëtar me kanbis dhe imazhi shqipëtar në“sytë e botës” si Kolumbia e Europës. Ndikimi ekonomik dhe social i së cilës ishte po aq i fortë si e shkuara piramidale. Së dyti konçesionet e panumërta të dhëna ne mënyrë klienteliste e për rrjedhojë komplet korruptive. Para të dhëna firmave apo kompanive që kishin vetëm një javë apo dhjetë ditë të krijuara dhe nuk dinin se kë kishin pronar se për seli e zyra as që bëhej fjalë dhe që shpesh qëllonin të ishin disa 25 apo 26 vjeçare të cilët deri para 10 ditëve kishin qënë kamarier apo recepsionist. Së treti dhe ndoshta më e rëndësishmja banditizmi kancerogjen ne strukturat e shtetit Shqipëtar. Në çdo hallk duke filluar nga ato të mesme e deri tek ato me të lartat kemi funksionar , të dënuar në vende të BE-së, përdhunues kryetar bashkish, deputet vrasës, apo me pak e dëmshmja , deputet vëllezërit e së cilëve janë thjeshtë kapobandat me të fortë ne qytetet e tyre. Për keqbërjen e rilindjes në pushtet mund të flasim për ditë me radhë dhe mund të rendisim me dhjetëra pika te cilat po e çojnë vendin tonë në udhëkryq. Që ky kancer në trupin e shtetit Shqipëtar është shkaktuar nga rilindja kjo tanimë falë “analizave” është vërtetuar. Por ata që kanë bërë diagnostifikimin e sëmundjes ,gjetjen e shkaktarit , si dhe kurës sesi mund të shpëtojmë nga ky kancer politikë është opozita. Jemi të gjithë koshientë se denoncimet e tyre , faktet e publikuara jane pikerisht ky diagnostifikim dhe plani që ajo ka për mënyrën sesi do vijë në qeveri dhe se çdo të bëjë në qeveri janë “kura” të cilën ata e kanë. Hapi i radhës është protesta e 13 prillit i cili pritet të jetë operacioni i cili do te filloje heqjen e masës tumorale ne trupin e shtetit Shqipëtarë dhe më vonë do të jetë qeveria tranzitore ajo që do të merret me “kimiot “e nevojshme për zhdukjen totale të njollave të mundshme. Të gjithë Shqiptarët duhet te kontribuojnë në këtë operacion duke qenë pjesmarrës në 13 Prill ne protestën e opozitës, për të zhdukur “malinjën” rilindje nga trupi i shtetit tonë.

1 Koment

Comments are closed.