Për shkak të Ramës e Vllahutin, Shqipërisë i hiqen fondet e BE

1
602

Në maj të vitit të kaluar, Komisioni i Kontrollit të Buxhetit (CONT) i Parlamentit Europian shkoi në Shqipëri për të kryer misionin e parë fakt-mbledhës pasi ishin ngritur dyshime lidhur me procedurën e prokurimit të vilës që do të shërbente si vendbanimi i ri i drejtueses së Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.

Misioni ishte pasuar nga një hetim i Zyrës Europiane Anti-Korrupsion (OLAF) ndërkohë që kryetarja e CONT Ingeborg Grable, kishte deklaruar se ky rast kishte “dëmtuar rëndë imazhin e BE-së”.

Drafti i raportit të misionit CONT u publikua më 12 shtator 2018.

Edhe pse raporti i misionit fakt-gjetës, që nuk ishte drejtuar nga Grable, por nga eurodeputeti Derek Vaughan i Partisë Laburiste britanike (një parti motër e PS së drejtuar nga Edi Rama), kishte gjetur pak fakte, shumë nga frazat në raport ngrinin në të vërtetë shqetësime serioze.

Në raport gjenden disa fraza të çuditshme si më poshtë: Vizita konfirmoi se fondet e BE janë mirëpërdorur dhe niveli i parregullsive nuk është në nivel anormal’.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Cili është niveli normal i parregullsive dhe i korrupsionit?

A është niveli i parregullsive dhe i korrupsionit në Tiranë pikërisht ai i nivelit të rregullave të për delegacioneve të BE në vendet e tjera të globit? A ka lejuar CONT që në Tiranë të ketë parregullsi e korrupsion por vetëm të kihet kujdes që ato të mos jenë të “nivelit jonormal”?

Nuk ka asnjë fakt të qartë për të mbështetur këto përfundime, ndërkohë që të gjithë e kanë lexuar këtë përfundim të raportuesit.

Në rekomandimet e tij, gjëja e parë që thekson CONT është se “Shqipërisë nuk duhet t’i jepen më fonde”. Me pak fjalë kjo do të thotë që Delegacioni i BE në Tiranë dhe qeveria shqiptare vlerësojnë se gjithçka është kryer me efikasitet, por e vërteta është ndryshe për aftësitë buxhetore e të përgjithshme të atyre që përfaqësojnë Brukselin në Tiranë.

Në të vërtetë, është pikërisht ky përfundim që ka dalë nga hetimet e mëvonshme. Përveç çështjes shumë të diskutueshme të prokurimit të vilës së Vllahutin, projektet e financuara nga BE në Shëngjin e Ksamil janë raste të qarta të keqadministrimit.

Por fatkeqësisht këto projekte nuk përmenden në raportin e CONT.

Edhe për ato projekte që janë përshkruar nga CONT nuk përmenden problemet strukturore me menaxhimin e fondeve të BE. Për shembull, projekti i Lungomares thjesht përshkruhet pa dhënë asnjë referencë për vonesat gjatë viteve të fundit dhe që fondet shtesë janë vendosur nga qeveria, e cila më vonë ishte dënuar nga Gjykata e Strasburgut.

E gjithë kjo tregon se ky ka qenë një financim i vështirë për tu konsideruar i ‘suksesshëm’. Por asgjë nga këto nuk shkruhet në raportin e CONT. E vetmja gjë që shkruhet në raport ka të bëjë me bajpasin e Vlorës i cili është në realitet në një nivel të tillë inkompetence që edhe misioni i Parlamentit Europian me deputetët e grupit të miqësisë me Shqipërinë do ta kishte vështirë ta fshihte.

Shkaku kryesor i dështimit të projektit të Lungomares ishte falimentimi i kompanisë të caktuar nga qeveria e cila ishte favorizuar prej saj.

Përfundimi i CONT është ky: sugjerohet që qeveria shqiptare të humbasë fondet e IPA për të gjithë projektet së bashku. /Exit.al

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/04/06/per-shkak-te-rames-e-vllahutin-shqiperise-i-hiqen-fondet-e-be/ […]

Comments are closed.