Papritmas, me 7 prill të 1939 raportet miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë u ftohën ndjeshëm dhe marrëdhënia e mirë u zëvendësua me agresion ushtarak.
Postimi i plotë i gazetarit:
Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë. Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.
Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.