BallinaAktualitetJorida Tabaku: Në Bulevardin e Ri, Erion Veliaj po shkel ligjin, kurse...

Jorida Tabaku: Në Bulevardin e Ri, Erion Veliaj po shkel ligjin, kurse policia po ushtron terror

spot_img
spot_img

Nga Jorida Tabaku

Terror policor ne zonen e Bulevardit te Ri!

Barazia përpara ligjit është një nga parimet themeltare të demokracisë. Ky parim shkelet me të dyja këmbët nga kjo qeveri, e cila dhunën e ka praktikë dhe sjellje.

Sot, bashkë me kolegë ishim në zonën e Bregut të Lumit, pranë 38 familjeve që kishin dalë të mbronin shtëpitë e tyre nga padrejtësia e qeverisë. Historia e 38 shtëpive që u mbrojtën sot është e tillë; në vitin 2013 me nisjen e punimeve të Bulevardit të Ri nga Bashkia e drejtuar prej z. Basha, banorëve që prekeshin iu sigurua kompensimi për shtëpitë e tyre. Ky kompensim u sigurua si pasojë e parimit të ndërtimit dhe procesit legalizues që qeveritë e Shqipërisë kishin nisur për këto banesa.

Shumica dërrmuese e këtyre shtëpive morrën një kompensim si pasojë e VKM-ve të lëshuara nga qeveria Berisha 2. Ndërsa 38 banesa u lanë për më vonë, kjo si pasojë e punimeve, por ato morrën një VKB (vendim të Këshillit Bashkiak) se do dëmshpërbleshin. Ardhja e qeverisë Rama bllokoi punët në Bulevardin e Ri prej Bashkisë drejtuar nga z. Basha.

Në 2015, Veliaj u premtoi kompensim më të lartë. Pastaj siç është në traditën e tij, I mashtroi duke u marrë votën dhe duke I sjellë fadromën për t’iu shembur shtëpitë. Deputetët e mazhorancës janë zhdukur nga qarkullimi, të tjerë kalojnë fshehurazi aty dhe ikin vjedhurazi pa rënë në sy.

Banorët, të gënjyer, të poshtëruar dhe tanimë me rrezikun se shtëpia do t’u shembet pa dëmshpërblim. Të trajtuar si jo të barabartë as me sivllezërit dhe komshinjtë e tyre, vendosën sot të mbrojnë me jetë pronën dhe mbi të gjitha barazinë përpara ligjit. Dhe ia arritën.
Trimëria e zonjave burrnesha, burrave, djemve dhe ndihma e banorëve të Astirit, zbythi Ramapolicinë.

Por, fatkeqësisht policët, nën urdhërat e sigurimsave dhe me praktikat komuniste i janë vërsulur tani në darke atyre që mbrojtën shtëpitë e tyre. Tani po hyjnë me dhunë në shtëpi duke arrestuar burrat e shtëpisë. Që nesër urdhri i diktatorit Rama të zbatohet pa hasur në rezistencën më normale në botë.

Megjithëse sot, atje askush nuk shkeli ligjin. Të vetmit që shkelen ligjin ishin policia e shtetit dhe natyrisht bashkia Tiranë! Shteti qe keto 6 vite ka qene gjithmone me të fortin asnjeherë me të dobëtin, asnjëherë me të drejten.

I bej thirrje Avokatit te Popullit te hetoje sot dhunen ndaj grave e femijeve, i bej thirrje prokurorise te hetoje shkeljet e ligjit nga ana e bashkise dhe policise dhe i bej thirrje cdo punonjesi te ndershem te shtetit te distancohet nga dhuna!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular