Ish ministri shqiptar Ditmir Bushati, pritet të jetë një prej figurave kryesore të partisë Vetëvendosje në Shqipëri. Këtë për Ballkani.info e bëjnë të ditur burime të afërta me liderin e Vetëvendosjes në Kosovë.
Edhe filozofi i këtij subjekti politik, Elvis Hoxha, ka bërë me dije se që nga data 11 mars 2019 kanë dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.
Ai ka treguar se anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj. Ndërsa, themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.
sh-kryediplomati Ditmir Bushati, sipas burimeve të afërta më Vetëvendosjen, pritet të largohet nga Partia Socialiste e Edi Ramës, t’i bashkohet Vetëvendosjes dhe ta udhëheq atë në Shqipëri.
Kjo tashmë po përflitet edhe në kuluaret diplomatike dhe pakënaqësitë e tij thuhet se janë shtuar edhe më shumë pas shkarkimit të mëhershëm nga Ministri i Punëve të Jashtme, si dhe pas favorizimit të kosovarit Gent Cakaj nga ana e kryeministrit Rama.
Megjithatë, Baton Haxhiu, i cili njihet si “promotor” kryesor i Cakajt, ishte i pari që muaj me herët e kishte paralajmëruar krijimin e Vetëvendosjes në Shqipëri.
Tash mbetet të shihet nëse këtij subjekti politik do t’i bashkohet edhe i përfoluri si një prej personave kryesorë në pozitën udhëheqëse të saj, Ditmir Bushati.