Në momentin ku ndodhi grabitja në Rinas, aeroporti ka qenë në masa të forta policie.
Pasi ka zbritur në pistë avioni, ka zbritur Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri.
“Ka qenë garda, sepse është kthyer presidenti i republikës nga Austria. Po ashtu do të nisej disa orë më vonë dhe zyrtari amerikan do të nisej”, tha gazetari Artan Hoxha.
Sipas tij grabitësit kanë pritur të largohet garda dhe më pas kanë vepruar. Hoxha tha se autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret.