Të tjera detaje zbardhen për grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:30 në Rinas. Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi tatimor”. Ata i kanë dalë para makinës blind të parave dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda.
Një shumë marramendëse parash duket se është grabitur sot rreth orës 15:00 nga persona ende të paidentifikuar në Rinas, një ngjarje ku ka mbetur i vrarë edhe një person por nuk dihet ende identiteti. Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se ata kanë qenë të veshur me rroba ushtarake Me sa duket ka pasur shkëmbim zjarri dhe një person ka humbur jetën, por nuk dihet nëse është një prej autorëve apo shoqëruesit e parave. Policia ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias dhe ka ngritur postblloqe të shumta. Po kështu dyshohet se autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës. Mësohet se forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa e gjithë Tirana është në shtetrrethim.