Edhe pse nuk kanë dalë ende analizat e ADN-së, krahasimi i shenjave të gishtave dhe këqyrja fizike e bërë nga policia dhe grupet hetimore tregojnë se personi që mbeti i vrarë dje në aksionin e grabitjes së mbi 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit, ka karakteristika të ngjashme me ato të Admir Muratajt.
Mediat greke dje raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoiritetet greke.
Sipas mediave helene Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i