BallinaKronikeGrabitja/Gruaja e të vrarit në polici, i vëllai jashtë pret të...

Grabitja/Gruaja e të vrarit në polici, i vëllai jashtë pret të vërtetën: Po na vijnë ngushëllime por…

spot_img
spot_img

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i vrarë dje në grabitjen e 10 mln eurove në Rinas i përket Admir Muratjt, Policia e Shtetit ka shoqëruar gruan e tij e cila ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, e cila po pyetet me imtësi për këtë ngjarje. Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta,  çka e bën edhe  më të vështirë identifikimin e tij. Mbledhja e tetë elementëve, të cilët do çojnë zyrtarisht në identifikimin e plotë. Jashtë ambienteve të policisë për të marrë një konfirmim zyrtar nëse është Admir Murataj personi që është vrarë ditën e djeshme, pret edhe vëllai i tij, Tan Murataj. I vëllai i Muratajt thotë se familjes kanë filluar t’i vijnë ngushëllimet, por se ata nuk i kanë hapur ende dyert e mortit. “Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë ai. Duket se për të konfirmuar zyrtarisht vrasjen e Muratajt, policia pret edhe analizën e ADN-së nga Greqia, vendi fqinj ku edhe ishte dënuar e më pas arratisur nga burgu.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular