Rita Ora është shfaqur në një konferencë për shtyp në Prishtinë pasi po qëndron në vendlindje si ambasadore e vullnetit të mirë të organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it.
Ajo gjatë qëndrimit tre ditor do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
“Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditë , por kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset, që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare, që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare, që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, deklaroi ajo.
Kujtojmë se çdo shitje nga brendi i linjës së çantave, “Rita x Escada”, një për qindje e saj do të shkojnë për bamirësi në Kosovë.
28-vjeçarja do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me koncerte anembanë globit për të promovuar albumin e ri, “Phoenix”.
… [Trackback]
[…] There you can find 63137 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/04/10/rita-ora-ne-prishtine-e-lumtur-qe-do-te-ndihmoje-te-rinjte/ […]
Comments are closed.