“De fakto është shpallur gjendja e jashtëzakonshme”. Kështu deklaroi Shemsi Prençi në Opinion, për urdhrin e ministres së Mbrojtjes, për të nxjerrë ushtrinë për mbrojtjen e aeroportit.
Sipas tij kjo është bërë në shkelje të Kushtetutës. Ai hodhi akuza të forta dhe për kompaninë ICDS (kompania e sigurisë brenda Rinasit), sipas të cilit aksioner është dhe personi që është filmuar dhe pilotin italian Giorgio Riformato. Prokuroria duhet të ulet e të hetojë tha ai.
Sa i përket përgatitjes së grabitësve, Shemsi Prençi tha: Planifikimi grabitjes kërkon edhe një përgatitje duke filluar nga kamuflazhet e trupit, me qëllim që të mos identifikohen. Gjatë gjithë kohës që kanë vëzhguar dhe janë marrë me përgatitjen, ata që merren me mbikëqyrjen e aeroportit nuk e kanë pikasur. Kanë patur informacion dhe nga bankat, e kanë ditur mirë dhe shumë.