Pas grabitjes së mbi 10 milionë eurove dje pasdite në Aeroportin e Rinasit, vjen sot një reagim nga zëdhënësja e linjës ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber.
Ajo tha se grabitja ndodhi kur sasia e parave po ngarkohej në avionin e linjës Tiranë-Vjenë. Gjithashtu ajo theksoi se nuk do të ketë më trasnferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe ekuipazhin e avionit të linjës.
“Paratë po ngarkoheshin në avion kur u grabitën. Nuk do të ketë më transferta nga Tirana për në Vjenë. Nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha mes tjerash ajo.