Bashkëshortja e ka njohur në morg Admir Muratajn, duke konfirmuar zyrtarisht se personi që u vra dje pas grabitjes në Rians në një rrugë dytësore, teksa u shkëmbye zjarr me FNSH-të, është pikërisht ai. BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një video jashtë ambienteve të morgut të Tiranës, aty ku familjarët po presin për të marrë trupin. Në video duket momenti kur bashkëshortja e Muratjat del nga morgu. Ajo shfaqet e tronditur teksa qan pas identifikimit të trupit të viktimës. Murataj u vra dje pas grabitjes së 10 milion eurove të 4 bankave të Nivelit të Dytë, që po transportoheshin drejt Vjenës.