Protesta simbolike e të rinjve tek parlamenti dhe Ministria e Brendshme me hartën e krimit, ankandin për deputetët fasadë dhe me vargjet e poetit Ali Asllani: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.
Të rinjtë protestuan para parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme me simbolikën e një shteti në duart e krimit dhe korrupsionit. Megjithë përpjekjen e policisë për të penguar të rinjtë, një hartë gjigande e krimit, ku spikasin drejtues të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u vendos tek Ministria e Brendshme.
Simbolika e hartës së krimit tregon se Ministria e Brendshme ka dështuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke u përqendruar tek dhunimi dhe helmimi me gaz i qytetarëve në shtëpitë e tyre apo sheshet e protestës dhe duke mbrojtur përfaqësuesit e krimit në parlament.
Përballë forcave policore që kishin rrethuar parlamentin, të rinjtë paqësorë improvizuan ankandin e blerjes së deputetëve. Me simbolin dhe slloganin e PS, të shndërruar në një gjethe kanabisi, të rinjtë kanë ironizuar opozitën fasadë të Ramës, duke renditur 4 përfitimet e palëve nga ankandi:
1. Bëhen me lekë
2. Shpëtojnë nga dënimi për korrupsion
3. Ruani lekët e marrë me krim dhe korrupsion
4. Ruani pushtetin e Skënderbeut.
Për të etiketuar atë që përfaqëson parlamenti sot, të rinjtë përdorën vargjet e famshme të Ali Asllanit nga poema “Koha e maskarenjve”, të shkruara në një pankartë dalluese: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat,mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/04/11/te-rinjte-demokrate-ne-protestw-pwrplasen-me-policine-kuvendi-vazhdon-punimet/ […]
Comments are closed.