Nga Bujar Nishani
Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë.
Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë
kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.
Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri.
Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën.
Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë.
Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues.
Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros.
Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikim
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/04/11/vendimi-i-rames-dhe-xhackes-per-te-nxjerr-ushtrine-ne-rinas-dhunim-i-rende-i-kushtetutes/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 26761 more Info on that Topic: startnews.news/2019/04/11/vendimi-i-rames-dhe-xhackes-per-te-nxjerr-ushtrine-ne-rinas-dhunim-i-rende-i-kushtetutes/ […]
Comments are closed.