BallinaAktualitet(Video)Debati/Plas ne emisionin “Të Paekspozuarit”, Andi Bushati përplaset me Mentor Nazarkon:...

(Video)Debati/Plas ne emisionin “Të Paekspozuarit”, Andi Bushati përplaset me Mentor Nazarkon: B * * *lëpirës!

spot_img
spot_img

Kur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 bënte komentet e tij Shemsi Prençi, ekspert sigurie, analistët Mentor Nazarko e Andi Bushati kanë debatuar mes tyre.

Nazarko ka qënë kundër ideve të Bushatit, të cilin e akuzoi bashkë me fator Lbonjën se shpesh bëjnë letërsi politike. Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga këta të dy. Në replikë me Nazarkon, Bushati tha se ndryshe nga ai nuk ishte b…lëpirës.

DEBATI I PLOTË 
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindromi i të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Cfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne dalim në përfundim dhe themi qeveria e ka fajin.

Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…

Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja atë…

Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen…

Mentor Nazarko: Eee

Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne

Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare

Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?

Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.

Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë

Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote

Andi Bushati: Se ka njerëz që e harxhojnë gjithë jetën

Mentor Nazarko: Në këtë çështje unë dua të dëgjoj ekspertin, meqë t’i hyre në analizën që bëj unë…ti shpeshherë të rruan në të thatë vëlla, sepse nëqoftëse ti s’kupton nga ligji, nga ekonomia atëherë bën poezi politike

Andi Bushati: As nuk merrem, as nuk merrem

Mentor Nazarko: Dhe kjo mund të mos quhet b…lëpirje por është më e rëndë, më e turpshme. Ai e quan kadri, unë e quaj një gjë tjetër…

Andi Bushati: Këtë të turpshmen e marr përsipër unë, ti merr përsipër atë b…lëpirjen. Kaq kam unë

Mentor Nazarko: Po ky është komenti jot. Ti kur bën komente shpall ku ta di Francën, thotë të bëjmë një ’97 të dytë, ku do me ja dit ti. Kjo është padituri e thjeshtë. Fakti që ti e përsërit nuk do të thotë që është dituri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular