BallinaAktualitetAgron Shehaj nga Rumania: Ministrat e korruptuar arrestohen me protesta

Agron Shehaj nga Rumania: Ministrat e korruptuar arrestohen me protesta

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka qenë në takime në Rumani dhe tregon përvojën rumune në luftimin e korrupsionit.

Shehaj shprehet se në shtetin rumun, ministrat dhe zyrtarët e lartë janë dërguar në burg nën akuzat e korrupsionit me anë të protestave popullore dhe se diçka e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

Statusi i Agron Shehajt:

Të dashur miq, sot kam qenë pjesë e disa takimeve dhe diskutimeve mes politikanësh europianë në Rumani, organizuar nga IRI. Mësime të vyera për Shqipërinë.

Rumania dhe vendet e tjera, që kanë luftuar me sukses korrupsionin, dëshmojnë një të vërtetë: po nuk u futën politikanët e korruptuar në burg, nuk ka asnjë shpresë për qeverisje të mirë.

Ka vetëm një mënyrë si luftohet korrupsioni: nxjerrjen para drejtësisë të politikanëve të korruptuar. Një kryeministër, ministër apo ish-minisitër në burg, është kura e vetme kundër korrupsionit.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë ngrihemi për të kërkuar fundin e pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe krimin.

Është e mundur që politikanët të fusin në burg kolegët e tyre të korruptuar? Po, nëse kanë presionin opinion publik. Vetëm populli mund ta arrijë këtë gjë.

Ndaj ftoj të gjithë shqiptarët, miq, mbështetës, të afërm, qytetarë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër korrupsionit, nesër në orën 18:00 në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular