Denoncohet një tjetër rast plagjiature në radhët e socialistëve.
Eksperti i të drejtës publike, Vladimir Kola, në një postim në facebook ka publikuar faqe nga doktoratura e kreut të Komisionit të Ligjeve dhe deputetit socialist, Ulsi Manja.
Postimi i Kolës:
Mirëmbrëma nga ustai i plagjiaturave
Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë
Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull
“Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,
e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.
Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…
1.
Në Tezën në fjalë janë kopjuar 7 faqe nga (shih faqet 107-114) nga artikulli shkencor
“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”,
me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.
Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.
2.
Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull
“Inspections Reforms: Do Models Exist?”
Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.
3.
Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga
Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.
VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:
http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.
4.
Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm
Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.
© Vladimir Kola
Më poshtë po vendos krahasimin e teksteve: