Grabitja e Rinasit/ Ish -kreu i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli: Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore

2
451

Ngjarja e rëndë në Rinas, ku  persona të maskuar grabitën një sasi prej 10 mln euro, vuri në alarm sigurinë kombëtare. Edhe pse qeveria, nuk hezitoi t’ia delegojë fajin konciensionarit Kinez, në fakt e gjithë përgjegjësia  bie mbi instuticionet shtetërore. Ervin Minarolli, ish drejtuesi i Aviacionit Civil, në një intervistë për Shijak Tv, bën  përgjegjës Autoritetin shtetërori i cili  firmosi kontratën  konçesionare,  ku i lihet në dorë siguria e aeroportit konçesionari anonim, e cila ngrë hije dyshimi mbi transparencën e kontratës.

“Siguria në perimetrin e jashtëm të aeroportit është  në autorizmin e policisë kufitare,  dhe  koncesionari kinez, përgjegjëz vetëm për perimetrin e brendhëm nuk  ka si të jetë fajtor  është pikë kalimi kufitare”, shprehet Minarolli ndërsa thekson se kjo  ngjarje është e përsëritur dhe duhet të dalin përgjegjësit e vërtetë, të cilët janë në nivele shumë të larta. Minarolli  thotë se të gjiha hallkat të përfshir në këtë situatë alarmante për sigurinë kombëtare duhet të dorëhiqen, për të parandaluar ngjarje  të pëermasave të tilla. Ish drejtuesi i Avicionit Civil, shprehet se në standartet ndërkombëtare shteti ëhtë përgjegjës për të siguruar aeroportin dhe ka të gjitha masat që duhen marrë për rrethimin dhe sensorët që duhet të përdoren për të arritur sigurinë në standartet e duhura, dhe rasti i Rinasit është tregues se gjërat nuk kanë funksionuar pasi  ICTS-ja duhet të reagontë menjeherë për ngjarjen..

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2019/04/12/grabitja-e-rinasit-ish-kreu-i-aviacionit-civil-ervin-minarolli-pergjegjesia-e-autoriteteve-shteterore/ […]

Comments are closed.