Një telefonatë anonime ka alamuar kryeqytetin grek mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se kërcënimi për bombë ishte nga një telefonate anonime.
Personi që ka marrë ne telefon është shprehur se ka një pajisje shpërthyese “brenda dhe jashtë Parlamentit”. “Do të ketë viktima. Kini kujdes!” thuhej në telefonatën kërcënuese.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertët e çaktivizimit të bombave. Policia greke mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij.