Nga Ilmi Tahiri (Podujeve)
QEVERI DHE ATDHE NDALNI IKJE NDËR NE
Qeveri dhe atdhe
mërgimi na i mori yje
ndriturit ndër ne,
këtë thesar të kombit
që e kemi ndër ne,
po ikun , po ikun
mendje ndriturit
atdhe, me mund
i rrite mbaj mes nesh
mbaj këtu tuajët
janë i yni atdhe,
krijo mirëqenje
politikë dhe shtet
që këtu të jetojmë
dhe të veprojmë ne,
sa dhimbje dhe
pikëllim është kur
mendjendriturit
dhe të tjerë braktisin
natën ditën dhe
pandal o atdhe,
thesar mbi thesar
flori yni atdhe,
mos ikni mendje ndritur,
mos braktisni atdhe,
duroni edhe pak
siç po durojmë ne,
ka ende shpresa
të lulëzojë i yni atdhe,
politikë dhe qeveri
punë të drejta
për komb edhe atdhe,
mjerimi është bërë
ferr i jetës për ne,
mërgim o mërgim
dhimbje plagë e thellë
për komb edhe atdheun tim,
ndalë hovin pak për
bijtë dhe bijat kërkojmë
pa ndal riatdhesim,
nga politika dhe shteti
punë drejtësi dhe zhvillim,
mirënjohje për të gjitha
shqiponjat kudo në mergim,
për komb edhe atdhe
janë dritë dhimbje mall
vlerë edhe shpëtim.
thirrje ju bëj edhe unë
në përmes vargut tim,
të gjithë të shpejtojmë
të ndalim ikje tjera dhe
dhe të hapën dyer
për mirëqenje dhe punësim,
të mos thyhen shpresa ,
të ndalën braktisje , të
mos bëhet ikja nga atdheu
detyrim dhe shpëtim,
politikë thirri mendjës
qasju drejtësisë dhe punës
me dije dhe përkushtim ,
këtë atdhe të bekuar
t’a shpiejmë në dritë,
lumturi dhe lulëzim,
politikë dhe popull,
të gjithë këtë ta kemi
detyrë punë dhe qëllim.
SHQIPËRI
Shqipëri ti ishe një e vetme,
ishe e bashkuar, përmbi një shekull
e ndarë ,e copëtuar, fuqitë e mëdha
padrejtësisht na kanë ndarë dhe copëtuar,
por asnjëherë asnjë robëri dot
nuk na ka nështruar, Shqipëri
thirri bijtë dhe bijat komb edhe atdhe
sërish për tu bashkuar, politika
nga lluksi , interesi dhe lakmia
bashkimin tënd ajo e ka harruar,
Shqipëri thirri bijtë dhe bijat tua
të fjetur dhe të zgjuar , të gjithë tok
Shqipërinë një të vetme si dikur
sa më parë për ta bashkuar,
sot po ndahen ata që padejtësisht
na kanë ndarë dhe coptuar,
Evropën mike por jo aq për ti besuar,
politikën ndaj nesh si komb edhe atdhe
ende gjithaq se ka përmirësuar,
ende po na mbanë të ndarë,
gjysmë të integruar , gjysmën
tjetër ende po na mbajnë
si në burgje shumë të izoluar,
kjo nënkupton qartë që nuk
duan të na shohin të bashkuar,
shqiptarë të fjetur, dhe të zgjuar,
të pasur dhe të mjeruar,
të ditur dhe të trimëruar,
ju në atdhe , dhe ju të mërguar,
kudo jeni shpejtoni , shpejtoni,
Shqipërinë si dikur një të vetme
sa më parë për t’a bashkuar ,
për krahë Evropës të jemi të lulëzuar,
një Shqipëri Natyrale dhe jo
e ndarë kështu e copëtuar,
shpejtoni shqiptarë, se jemi vonuar,
me dije, punë , politikë dhe jo
kështu të ndarë , të përqarë
në mëri , dhe paskaj të mjeruar.
Shqipëria sërish ka për tu bashkuar,
ajo ditë tashmë veç ka filluar,
edhe më shumë dije, punë dhe
të bashkuar atë ditë të madhe t’ shenjtë
të gjithë tok të lumtur për t’a festuar,
rrofshi komb edhe atdhe
përjetësisht të lumtur dhe të bashkuar,
rrofsh një Shqipëri e bekuar !
Rrofsh për jetë e mot Shqipëri e bashkuar.!