BallinaAktualitetShkresat/Kreshnik Çollaku denoncon skandalin: Policia merr borderotë e bashkive Mat dhe Klos

Shkresat/Kreshnik Çollaku denoncon skandalin: Policia merr borderotë e bashkive Mat dhe Klos

spot_img
spot_img

Anetari i Kryesise se PD Kreshnik Çollaku ka denoncuar se me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Policisë kërkon me shkresë zyrtare të kontrollojë borderotë e punonjësve të Bashkisë Mat. Në shkresën e publikuar kërkohen që të dërgohen listat pagesat e punonjësve të bashkisë për periudhën nga muaji shkurt në muajin mars 2019 dhe kjo për arsye verifikimi.

Reagimi i plotë i Kreshnik Collakut:

Diktatura e idioteve.

Nje akt i paprecedente ka ndodhur sot ne Bashkine Mat.
Me urdher nga Ministria e Brendeshme,drejtoria e policise kerkon me shkrese zyrtare te kontrolloje borderote e punonjesve te Bashkise Mat.
Dy jane ceshtjet,ose Republika e Shqiperise eshte kthyer ne republike policore,e ngjashme dhe Republiken Popullore Socialiste ku kontrolli mbi jeten te drejtat e te dhenave personale te cdo qytetari ishte e vetmja menyre per te mbajtur diktaturen…,ose sot shtetin e kane pushtuar idiotët.

Praktikisht me kete shkrese Policia dhe Ministria e Brendeshme deshmon se po heton kolektivisht punonjesit e Bashkise Mat.

Idiotesite duhen ndonjehere trajtuar me humor…,por po ashtu ky eshte akt zyrtar i qe provon deshire te papermbajtur per kthim ne diktature,dhe diktaturat shemben edhe kur i ngrene idiotet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular