Zgjedhje lokale pa opozitën? Ambasadori italian: Nuk mbështesim kete qëndrim te…

2
308

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo kërkon nga mazhoranca të bëjë përpjekje serioze që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në një intervistë për Report TV, ai thekson se të heqësh nga sistemi dy parti që përfaqësojnë gjysmën e elektoratit është e ekzagjeruar edhe pse nga pikëpamja “rigorozisht ligjore”, do ishin legjitime.

“Pra, më lejoni të theksoj këtë ndryshim me qëndrimin e Departamentit të Shtetit (DASH). Gjatë vizitës së para pak ditëve, Nënsekratari Palmer tha saktësisht të kundërtën. Nuk i takon mazhorancës të bindë opozitën, i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë”, theksoi ai duke nxjerrë në pah këndvëhstimet e ndryshme që ekzistojnë edhe mes vetë faktorit ndërkombëtar.

Opozita nuk ka vendosur ende nëse do jetë pjesë e zgjedhjeve lokale, megjithatë eksponent të saj kanë lënë të nënkuptohet se mund t’i bojkotojnë ato.

Deklarata e plotë:

Për mendimin tim, nga pikëpamja rigorozisht ligjore, them se po. A do të mund të njiheshin? E po, këtu qëndron ndyshimi: sa do të mundohet mazhoranca, në mënyrë të sinqertë, që ta sjellë opozitën në zgjedhje. Është deri diku dilema e vitit 2017. E kuptoj se kjo ka krijuar disa precedentë, që ndoshta e bëjnë kompromisin disi më të vështirë, por të paktën dëshiroj të shoh se ka përkpjekje serioze.

Pra, më lejoni të theksoj këtë ndryshim me qëndrimin e Departamentit të Shtëtit. Gjatë vizitës së para pak ditëve, Nënsekratari Palmer tha saktësisht të kundërtën. Nuk i takon mazhorancës të bindë opozitën, i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë.

Nuk besoj se janë krejtësisht të ndryshëm por, sigurisht, mund të ketë shprehje të ndryshme, e përsëris, që janë të ligjshme askush nuk mund ta vërë në diskutim, do të ishte shumë e thjeshtë të thuash unë nuk luaj dhe kampionati anullohet. Por në interes të mbarëvajtjes së përgjithshme të sistemit politik por dhe të atij social, të heqësh dorë nga dy parti që përfaqësojnë pothuaj gjysmën e elektoratit e pastaj të thuash se nuk është problem, do të ishte paksa e ekzagjeruar.

Në kufijtë e të arsyeshmes, unë mendoj se ai që ka përgjegjësinë për të qeverisur, një përpjekje duhet ta bëjë. Më pas, nëse kjo përpjekje nuk do të ndiqet me të njëjtin angazhim nga pala tjetër, atëherë me të drejtë mund të thotë “unë u përpoqa. Nuk është faji im nëse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish do të privohen nga ajo që do të ishte zgjedhja e natyrshme”. Kjo do të forconte besueshmërinë e zgjedhjeve.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 48684 more Info on that Topic: startnews.news/2019/04/12/zgjedhje-lokale-pa-opoziten-ambasadori-italian-nuk-mbeshtesim-kete-qendrim-te/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 53366 more Information on that Topic: startnews.news/2019/04/12/zgjedhje-lokale-pa-opoziten-ambasadori-italian-nuk-mbeshtesim-kete-qendrim-te/ […]

Comments are closed.