BallinaAktualitetProtesta, mbi 6 mijë qytetarë nga Durrësi drejt Tiranës

Protesta, mbi 6 mijë qytetarë nga Durrësi drejt Tiranës

spot_img
spot_img

Partia Demokratike në Durrës është vënë në mbështetje të ndihmë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e orës 18:00 para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dega e PD-së në qytetin bregdetar ka vënë në dispozicion autobusë për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë me mjetet e tyre personale drejt Tiranës.

Sipas PD-së, autobusët janë vendosur njëri tek selia blu në qytet, por ka edhe të tjerë në dispozicion  të qytetarëve dhe protestuesve tek Muzeumi, Këneta, Sukthi dhe në Manëz.

Burimet brenda PD-së në Durrës thanë se gjithsej në dispozicion të qytetarëve janë 20 autobusë, konkretisht 10 të tillë me nga 50  vende dhe gjysma tjetër me 30 vende. Gjithashtu po sipas PD-së, pritet që të udhëtojnë drejt Tiranës edhe 5 mijë qytetarë të tjerë të organizuar me autovetura. Nisja e tyre drejt Tiranës do të bëhet nga ora 16:00.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular