Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e shikon komike deklaratën e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të bërë sot, një ditë pas protestës së opozitës.
Salianji shkruan në “Twitter” se dje Lleshaj helmoi popullin me gaz por sot i shkriu shqiptarët gazi.
Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues, sot me servilizmin deri në budallëk shkriu shqiptarët gazit 😂”, shkruan Salianji.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot para mediave ku tha se protesta e djeshme pati më tepër dhunë, çka tregon sipas tij dëshpërimin e organizatorëve, të cilët i akuzoi dhe për një plan sulmi ndaj institucioneve.
Lleshaj numëroi sipas tij, shkeljet e bëra gjatë protestës së djeshme, madje duke akuzuar përfaqësu