BallinaKryesoreMonika Kryemadhi - Ramës: Shumë shpejt do të japësh llogari para drejtësisë

Monika Kryemadhi – Ramës: Shumë shpejt do të japësh llogari para drejtësisë

spot_img
spot_img

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i rikthehet edhe një herë protestës së djeshme të opozitës së bashkuar para kryeministrisë dhe Parlamentit.

Duke falënderuar edhe një herë shqiptarët për pjesëmarrjen, Kryemadhi shkruan se, shqiptarët treguan se kryeministri Edi Rama ka dështuar në gjithçka.

Sipas saj, nuk do të jetë e vona dita kur Rama do të japë llogari para drejtësisë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë.

Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri.

Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular