Sekretari i Pergjithem i PD ka sqaruar akuzen e opozites ndaj ministrit te Brendshem dhe drejtuesve te Policise per faktin se sipas tij “40 qytetarë janë në burg pa asnjë provë, për shkak se protestuan. Nuk ka asnjë pamje filmike se mund të kenë kryer veprime të dhunshme, nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët”. Gazment Bardhi dha sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune ndaj qytetarëve të cilët protestuan paqësish dhe iu beri hirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë. Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë, për të dhënë sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune disproporcionale ndaj qytetarëve, që ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre të tubimit. Kam dhënë të gjitha faktet dhe provat e disponuara nga Partia Demokratike si dhe sqarimet dhe pretendimet tona mbi veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, me urdhër politik, kanë sulmuar qytetarët, duke i penguar në ushtrimin e të drejtës së tyre të protestës.
Dua të theksoj se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, fakt i cili nuk ka ndodhur, dhe që ka detyruar Partinë Demokratike të depozitojë kallëzim penal me shkrim. Unë dua t’i bëj thirrje organit të prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së vet, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë, pasi nuk është një organ në varësinë e ministrit të brendshëm, ka qenë para 30 vitesh një strukturë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Organi i prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta. Më lejoni të kujtoj se sot ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë, për shkak se kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime të protestës, nuk ka asnjë pamje filmike që kanë kryer ndonjë veprim të dhunshëm, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët. Ju e keni dëgjuar besoj që ministri i brendshëm protestën e konsideron ngjarje të jashtëzakonshme kriminale në Shqipëri, ndërsa vjedhjen në aeroport, besoj jeni dëshmitarë, tha “ishte një incident”.
Ky është realiteti sot në Shqipëri. Sepse jemi përpara një qeverie që i trajton qytetarët si njerëz të dorës së dytë, që qeveris si bandë dhe çdo qytetari që ngre kokën për të mbrojtur të drejtat e tyre duhet t’i shtypet koka me çdo mjet. Kjo nuk ka për tu lejuar, qytetarët janë ngritur dhe do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.
Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë për të kaluar ventingut duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk do të falin dhe do të trajtojnë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar që dhunon të drejtat e tyre njëlloj si banda që qeveris sot vendin.
Fundi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që i shërbejnë në mënyrë të verbër qeverisë kriminale kundër qytetarëve do të jetë i njëjtë me fundin e kësaj qeverie kriminale.
Pyetje: Z. Bardhi a i druheni një arrestimi të mundshëm? Pak ditë më parë ministri i Brendshëm paralajmëroi akuza të forta për organizatorët, të cilët sipas tij kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë sulmuar organet kushtetuese?
Gazment Bardhi: Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë të qytetarëve si një puç kushtetues. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues, do të duhet ti thoni ministrit të Brendshëm, që e përsëris është një mbetje e komunizmit, që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm, asnjë drejtues policie, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që do të mund të trembë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të fituar me gjak përpara 30 vitesh. Të protestosh është një e drejtë legjitime në demokraci. Vetëm për një mbetje të komunizmit si Sandër Lleshaj, protesta është një puç kushtetues. Ju keni parë, keni qenë atje dëshmitar, nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj asnjë punonjësi policie. Ju bëj apel që të verifikoni se ku kanë hyrë dhe ku kanë dalë aktorët policë në spitalin e Traumës, ju garantoj se kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime dhe fotografi me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Fakt i cili provohet edhe nga raporti paraprak i Avokatit të Popullit. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën tek protestuesit. Deri më tani protestuesit kanë qëndruar dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, nuk ka patur asnjë akt dhune dhe asnjë sulm ndaj punonjësve të policisë. Sa kohë nuk ka patur sulm nga protestuesit duhet të evidentohet se ku u dëmtuan punonjësit e policisë.
Personalisht, as nuk trembem, as nuk jam trembur. Do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë.
Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist.
Do të duhet thjesht t’i thuhet Ministrit të Brendshëm që komunizmi ka përfunduar përpara 30 vitesh.
Pyetje: Z.Bardhi, si i komentoni masat ndaj protestuesve ndërkohë që policia e cilëson si të jashtëligjshme dhe për këtë fakt ka pasur disa thirrje ndaj jush.
Gazment Bardhi: Unë nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim, pavarësisht se kam dhënë kontakte publike. Unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës, unë kam dhënë kontaktet e mia dhe të drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike me të cilët punonjësit e policisë kanë detyrimin që të bashkëpunojnë në ditën e tubimit.
Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim për të kërkuar mbështetje nga punonjësit e policisë, nuk di të ketë pasur qytetarë të maskuar, ka patur një dekor të disa qytetarëve të cilët kishin vënë në mënyrë simbolike maskën e njeriut më të urryer sot në Shqipëri që quhet Edi Rama, për të treguar që është një fytyrë e cila shqiptarëve do të duhej t’i hiqej qafe sa më parë, sepse u ka marrë frymën, i dhunon çdo ditë me akte korruptive dhe me veprime të tjera që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.
Pyetje: Z. Bardhi, megjithatë edhe në këto momente janë të ndaluar shumë protestues të opozitës…
Gazment Bardhi: Unë e përsërita. Janë 40 qytetarë të ndershëm të Republikës së Shqipërisë që sot mbahen të arrestuar nga policë të korruptuar, sigurisht me bekimin e disa prokurorëve të korruptuar në këtë godinë ku ne jemi që mendojnë se do të kalojnë vetingun duke u kthyer në shtojcë të policisë së shtetit. Ju jeni gazetarë, do të duhej të verifikoni këtë që unë po ju them. Të 40 qytetarët që mbahen sot nën arrest nga policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë provë filmike, asnjë pamje, asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. Ka vetëm procesverbale të punonjësve të policisë, që në 100 mijë qytetarë kanë indentifikuar 40 dhe thonë, pavarësisht se janë arrestuar pa asnjë procesverbal të tillë, kanë plotësuar më pas raportet e shërbimit, duke akuzuar qytetarë të ndershëm, që kanë kryer akte dhune.
Prandaj edhe apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët të mos bëhen vegla të këtij akti kriminal, të zbatojnë ligin, sepse dita kur do të përgjigjen një më një për çdo shërbim kriminal ndaj kësaj qeverie ilegjitime, është më e afërt se kurrë.
Falemnderit!
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2019/04/15/gazment-bardhi-sqaron-kallezimin-e-pd-per-fajin-e-lleshajt-dhe-policise-40-qytetare-ne-burg-pa-asnje-prove-per-shkak-se-protestuan/ […]
Comments are closed.