BallinaKryesorePritja e Bashës në Dibër, sinjali i qartë i startit të protestave...

Pritja e Bashës në Dibër, sinjali i qartë i startit të protestave madhështore dhe fitores së PD

spot_img
spot_img

Shqiptarët i janë bashkuar fuqishëm tashmë Partisë Demokratike. Protestat e thirrura nga opozita kanë gjetur mbështetjen e fortë të qytetarëve, të cilët tek thirrjet e Bashës dhe drejtuesve të tjerë aleatë gjejnë kauzën e tyre, atë të braktisjes prej kësaj qeverie dhe vënies së saj në shërbim të krimit!
Qytetari shqiptar sot ndihet absolutisht i harruar nga Rilindja kudo ku ajo qeverisë në nivel qendror apo lokal, ndaj dhe ka vendosur të reagojë fuqishëm kundër padrejtësive, një qeverie bandë siç e konsideron Lulzim Basha. Mosmbajtja e asnjë premtimi, mosllogaridhënia, i ka çuar drejtuesit e qeverisë drejt arrogancës së pashembullt duke mos i konsideruar aspak shqiptarët.
E habitshme është, por arritëm deri në këtë pikë. E nisën siç duket përmes një projekti që kishte të bënte me ndërtimin e një shteti policor, si dhe forcimit të mafies për ta përdorur për qëllime elektorale.
E ngritën në gjithë Shqipërinë sistemin, por që në fakt eksperimenti u zhvilluar në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Të gjithë strukturat e shtetit, deputetët e mazhorancës një pjesë e konsiderueshme me precedentë penalë, mafia, zbritën në Dibër dhe përmes “kulaqit” dhe kërbaçit me kërkesë dhe raportim tek shefi i madh Rama (siç del në përgjime), mundën të merrnin Bashkinë për ta shitur si një triumf, por dhe pasur si eksperiment për përhapur në të gjithë territorin e vendit me qëllimin e vetëm; pasur tepsinë e pushtetit të vetëm në duar pas zgjedhjeve parlamentare 2017.
Se çfarë ndodhi në Dibër e dinë dibranët mjaft mirë dhe jo vetëm, por tashmë dhe shqiptarët. Logjika me e shfrenuar njerëzore nuk mundte kurrsesi te parashikonte që nga 400 vota diferencë në zgjedhjet e 2015, dy vjet më pas kjo shifër të mbi 10-fishohej. Totalisht absurde!
Në Dibër nuk kishte ndodhur asnjë mrekulli, madje kishte më shumë varfëri.
Asnjë kalkulim matematikor nuk mundet ta nxjerrë këtë rezultat në favor të kandidatit fitues të PS, aq me tepër në Dibrën e djathtë. Por çfarë ndodhi?! Makineria e pushtetit nga Tirana në Dibër ishte vënë në lëvizjes për të fituar dhe treguar supermacinë ndaj opozitës! Vota e dibranëve nën një varfëri ekstreme nisi të blihej masivisht, kjo e provuar më zë dhe figurë në kronikat televizive, e denoncuar dhe nga Partia Demokratike.
I vënë në trysninë e pushtetit, që do na japësh votën me hir ose pa hir, ku fatkeqësisht dhe policia u angazhua për mbledhje votash (shefi i komisariatit është lëvizur para pak ditësh), banorët e Dibrës ishin vërtet përballë një shqetësimi është pak ta thuash, por një problemi që realisht kërkonte zgjidhje.
Çfarë duhej të bënin. Të ishin nën trysni apo të ngrinin kokë për tu përballur me rrezikun dhe mundur atë.  Ky presion u bë dhe në zgjedhjet e 2017!
Por me zgjedhjen e Xhemal Gjunkshit deputet i zonës si dhe riorganizimin e plotë të degës së PD, rikthimin e Naim Gazidedes, (zgjedhjen sekretar dege të PD, Luan Haka, mjaft energjik), situata në Dibër ndryshoi menjëherë. Strukturat e opozitës lokale në Dibër riorganizuar fuqishëm, dhe janë gati për betejën e radhës për të fituar ditën që Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I deleguari nga PDSH, Kreshnik Çollaku për riorganizimin e degës se PD në shkallë qarkun drejtoi me devotshmeri dhe paanësi procesin zgjedhor deri ne përzgjedhje e procesin e selektimit te kandidaturave.
Të gjendur nën trysni, dibranëve iu është dal zot siç i thonë nga ato anë, duke iu garantuar që do të kenë mbështetjen e degës së PD Dibër, deputetit Gjunkshi si dhe Lulzim Bashës dhe situata do të ndryshonte rrënjësisht. Presioni ka qenë real në Dibër, për faktin sepse tashmë për maskaradën e zgjedhjeve ka dy dosje voluminoze ndodhen në prokurorinë e Krimeve të Rënda që pritet të tronditin opinionin publik nëse lëvizin, dosja 184 e Dibrës dhe 339 e Durrësit. Në këto përgjime dëgjohet qartë se si është “votuar”!

Kthesa e dibranëve, pritja madhështore e Lulzim Bashës
Dibra është e djathtë dhe ashtu voton kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Makinacionet përmes metodave të diktaturës së korrupsionit dhe krimit i morën pushtetin PD, forcës së parë antikomuniste integruese të Shqipërisë. Pritja e fundit që iu rezervua Lulzim Bashës në Dibër nuk ishte thjesht madhështore për ta parë në kuadër e spektaklit, por ka nëntekstin e saj dhe duhet lexuar qartë.
Në një rreth të braktisur ndër vite dhe së fundmi dhe nga varfëria e tejskajshme, ku secili ndihet i kërcënuar me bukën e gojës nëse nuk është me pushtetin sepse ashtu e trajtojnë qytetarin drejtuesit në pushtet, për të pritur Lulzim Bashën në Dibër ishin “ulur dhe malet”.
Që Dibra kishte vendosur të vras frikën, t’i kundërvihet krimit kjo u duk që një natë më parë nga pritja që iu bë Bashës në orët e vona të natës ku një varg me makina me qytetarë, flamuj po prisnin liderin e opozitës, kryeministrin e ardhshëm, i cili të nesërmen do të kishte takim me dibranët për t’i ftuar t’i bashkoheshin protestës kombëtare madhështore të opozitës!
Bulevardi i qytetit si asnjëherë ishte mbushur plotë e përplot për të pritur Lulzim Bashën. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme, entuziazmi, komunikimi hapur me kryeministrin e ardhshëm, artikulimi i problemeve dhe halleve pa iu dridhur qerpiku i syrit, ishte një tregues se dibranët e kishin vrarë frikën e pushtetit dhe ishin gati për të dhënë kontributin e tyre për rrëzimin e një regjimit autokrat, një kryeministri i cili nuk e konsideron qytetarin! Askush nuk i ka dëgjuar dibranët pas vitit 2013, thjesht iu është kërkuar që të mos gabojnë, të votojnë Rilindjen, në të kundërt telashet nuk do të kishin të sosur për ta.
Pritja e Bashës në Dibër, sinjali i qartë i startit të protestave madhështore kombëtare dhe fitores së PD. Pikërisht nga aty ku ishte eksperimentuar projekti me famëkeq i mafias në bashkëpunim me pushtetin për blerjen e votave na vinte mesazhi: Përpara…te çmontojmë pushtetin e krimit!.
Beteja për zgjedhje të lira dhe hapja së dosjes “Dibra”, 184…..
Sot dibranët, shqiptarët, të gjithë ku janë, pa dallim feje, krahine dhe ideje ndodhen në protestë për atë që e fituan 30 vjet më parë, votën e lirë! Askush nuk do ta mendonte që kjo e drejtë kushtetuese do të kërcënohej, por kjo ka ndodhur. Ka ndodhur më PS, ose me saktë me Rilindasit, pasardhësit e bllokut, diktatorët e rinj që në Shqipëri të cilët iu mohuan shqiptarëve të mos votojnë të lirë.
Kur nuk ekziston vota e lirë, s’ka demokraci, vota e lirë është themeli i një demokracie prej së cilës buron çdo pushtet.
Sot, qytetarët shqiptarë të udhëhequr nga PD, dhe opozita janë në rrugë për ta rikthyer këtë të drejtë kushtetuese të nëpërkëmbur. Nuk ka dyshime që vota e lirë nuk ekziston. Veç thashethemeve tashmë dy dosje dhe ligjërisht e konfirmojnë blerjen e votës përmes presioneve hapur, apo joshjes me para tek qytetarët. Dosja 184 siç njihet dosja e Dibrës (apo e Durrësit 339), janë konfirmojnë qartë që kjo mazhorancë nuk fiton dot me zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse nuk e vjedh votën!
Hapja e dosjes 184 është domosdoshmëri, është transparencë për dibranët, për shqiptarët për të mësuar të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur në Dibër ku nga kryeministri deri tek niveli më i ulët flasin për gllabërim votash dhe fitore me çdo kusht!
Jo se dibranët nuk e dinë, pro aty të gjithë shqiptarët do të dëgjojnë zërin e parisë së pushtetit duke bërë pazar votash! Rama dhe të tijët kanë frikë ta hapin atë dosje, ndaj po kontrollojnë drejtësinë për të mbrojtur pazarxhinjtë e votës! Drejtësia një ditë do të vihet në vend. Ajo dosje do të hapet dhe do dalin dhe përgjegjësit. Është e qartë që PD do të kthehet forcës fituese përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm në Dibër por dhe gjithë Shqipërinë, atëherë kur diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk do të kontrollojë procesin zgjedhor dhe shqiptarët do të zgjedhin të lirë kush do t’i përfaqësojë në pushtet lokal dhe qendror.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular