BallinaAktualitetKthimi i vizave nga Parlamenti i Hollandës, Meta: Këmbanë alarmi

Kthimi i vizave nga Parlamenti i Hollandës, Meta: Këmbanë alarmi

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me votimin e sotëm të Parlamentit Holandez, i cili votoi për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Një emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Meta tha se duhet të bëjmë çmos që kjo që ka ndodhur sot të mos kthehet në efekt domino edhe për vendet e tjera, me qëllim që këto vende të mos kthejnë regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Nuk do të doja ta nisja si me krizën dhe me lajmin që na vjen nga Holanda. Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë. Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqëtësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë, siç mund të jetë Britania e Madhe. Së dyti duhet të punojmë sa me ngushtë me Komisionin Europian që të mos keni më një situatë që mund të krijonte një perceptim negativ për Shqipërinë. Kjo na tregon që janë disa arritje që mund të jenë të cënueshme për vendin tonë. Kjo kërkon një reflektim dhe angazhim të fortë”,- tha ai.

I pyetur nëse ky votim i parlamentit holandez rrezikon përballë një efekti zinxhi, Meta nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në një vend tjetër, E rëndësishme është të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme edhe ndaj qytetarëve tanë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular