BallinaBotaRrugë të reja, dhunë dhe vdekje: situata në itinerarin e refugjatëve të...

Rrugë të reja, dhunë dhe vdekje: situata në itinerarin e refugjatëve të Ballkanit

spot_img
spot_img

Për refugjatët, që duan të shkojnë në Evropën Qendrore nga Greqia, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ata flasin për dhunë policore e arrestime arbitrare. Megjithatë janë mijëra vetë ata që e provojnë rrugën e rrezikshme.

Në fillim të prillit, policia greke përdori në afërsi të Selanikut, në Greqinë Veriore gaz lotsjellës, për t’i penguar migrantët që të merrnin rrugën për në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i migrantëve: Evropa Qendrore dhe Perëndimore. Motivimi i tyre: një sërë lajmesh false në mediet sociale, sipas të cilave qenë hapur kalimet kufitare për në Maqedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri. Rreth 2000 vetë i besuan kësaj thashethemeje dhe u nisën në drejtim të Veriut të Greqisë. Pas tri ditësh, edhe migrantët e fundit hoqën dorë dhe u kthyen në strehimet e tyre.

Një pjesë e madhe e rreth 70.000 migrantëve, që qëndrojnë në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, duan të vazhdojnë rrugën në drejtim të Veriut – dhe ndodhen para një sërë pengesash. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ngritën para pak vitesh gardhe me tela me gjemba në kufijtë jugorë të vendit. Bullgaria njihet për mënyrën e ashpër të veprimit ndaj migrantëve. Kjo bëri që të krijohej një itinerar alternativ ballkanik.

Pikënisja e këtij itinerari është edhe më tej Greqia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara (IOM) atje qëndrojnë rreth 60.000 migrantë. Ata rrinë të strehuar në banesa ose në kampe refugjatësh. Organizatat e ndihmës kritikojnë se refugjatët në ishujt grekë pranë bregdetit turk nuk kanë akses në WC të pastra ose u mungon uji.

34.000 migrantë arritën sipas organizatës së mbrojtjes së kufirit të BE Frontex në Greqi në 2018-ën, përmes Mesdheut Lindor. 5.600 janë sipas IOM këtë vit. Në vitin 2018 në rrugë e sipër vdiqën 174 vetë. Edhe këtë vit ka pasur të paktën një dyzinë të vdekur.

Bosnjë-Hercegovina

Migrantët pa leje hyrjeje nuk mund t’i kalojnë më kufijtë e hyrjes nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe nga Serbia në Hungari. Prandaj u krijua një itinerar alternativ përmes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për në Kroaci. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10.000 migrantë, më pak se 4000 ndodhen në Bosnjë, sipas një raporti të IOM. Kjo konfirmon që itinerari i refugjatëve ka ndryshuar në drejtim të Veriut. Qeveria e Bosnjës pret një rritje të mëtejshme të numrit të refugjatëve. Vitin e kaluar BE i vuri në dispozicion Bosnjës rreth nëntë milionë euro për strehimin e refugjatëve.

Bosnjën i ndan nga Kroacia një kufi i gjatë, pjesërisht malor. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International kritikon mënyrën si i trajton policia kroate migrantët. Ata i kthejnë pas në Bosnjë, pa u dhënë mundësi që të paraqesin kërkesë për azil. “Shumë përshkruajnë si i godasin dhe i frikësojnë dhe si u vjedhin dokumentat e udhëtimit dhe celularët ose ua shkatërrojnë”, thuhet në një raport të publikuar në mars. Kroacia i kishte kundërshtuar më parë gjithmonë kritika të ngjashme.

Shqipëria

Në rrugën nga Greqia për në Bosnjë ndodhet Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës. Çdo vit janë më shumë se 20.000 shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në BE. Që kur është ngritur itinerari alternativ, policia shqiptare kap shumë më tepër migrantë pa dokumente. Në vitin 2018, sipas IOM ishin 3.400 vetë, në krahasim me rreth 750 vetë në vitin 2017.

Raporte të mediave, sipas të cilave në Shqipëri do të ngrihet një kamp për pranimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe, nuk u konfirmuan. Në vend të kësaj, Shqipëria ratifikoi në fillim të vitit një marrëveshje me Organizatën e Mbrojtjes së Kufirit të BE, Frontex, e cila do të ndihmojë që të ndalohen në kufirin shqiptaro-grek migrantë pa leje hyrjeje. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe midis Frontexit dhe Malit të Zi.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Sipas raportit të IOM, në Maqedoninë e Veriut ndodhen aktualisht 35 migrantë. Kjo që kur ky vend e mbylli kufirin me Greqinë për migrantët. Për shkak të përplasjeve midis migrantëve dhe policisë në Greqi, Bullgaria e ka forcuar mbrojtjen e kufirit, bën të ditur ministri i Brendshëm bullgar. Mënyra e ashpër e veprimit të Bullgarisë kundër migrantëve ka efekt frikësues: në vitet 2015 dhe 2016 kërkesë për azil në Bullgari paraqitën, në secilin vit, nga 20.000 vetë. Në vitin 2018 ishin vetëm 2.500 vetë, kjo është statistika e agjencisë shtetërore për refugjatët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular