Ndërkohë që djegia e katedrales së famshme të Parisit Notre Dame ka përlotur botën për të gjitha vlerat që ajo përmban dhe trashëgiminë e shkëlqyer, ish-kryeministri Sali Berisha ka hequr një paralele të dhimbshme me atë që ndodhi në Shqipëri, në vitin 1969, kur u hodh në erë një monument kulture si Kisha e Vaut të Dejës.
Por, duke publikuar pamjet e rralla, Berisha nuk ndalet vetëm këtu:
“Kjo është Kisha e Vaut të Dejës, më e vjetra e Shqipërisë, – shkruan Berisha, – e cila në një akt genocidi kulturor, u hodh në erë me urdhër të etërve shpirtërorë dhe biologjikë të Edvin Ramës: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kristaq Rama, xhelatë të popullit shqiptar.”