Nga Rajkard Dervishaliaj
Unë nuk jam një teoricien as politikan karriere por i di mirë kuptimet e të dy fjalëve që unë mendova ti vija për titull këtij shkrimi. Dhe ajo që mendoj unë nga ajo që llogjikoj dhe perceptoj është se këto dy fjalë,të zbatuara janë bërë për njëra-tjetrën.
Kjo gjë është faktike edhe në vendin tonë se sa herë në Shqipëri vjen e majta ne pushtet ,këtu ka vetëm regres.
Nuk dua ti futem thellë historisë edhe të shohim të majtën e ardhur në pushtet në 45 se atë të gjithë e dimë si shkoi. Madje nuk dua të përmend as të majtën e ardhur në pushtet me armë në 98 se edhe për atë e dimë mirë se si shkoi.
Por le të shohim se ç’po bën kjo e majtë e ardhur në pushtet në 13 e veshur me petkun e rilindjes dhe e ngjitur në katin e pushtetit nëpërmjet shkallëve të gënjeshtrës. Kjo e majtë si fillim hoqi mijëra ndihma ekonomike,më pas vazhdoi me terror policor jo kundër banditëve të drogës por kundër banditëve së varfërisë të cilët kishin lënë fatura të energjisë elektrike pa paguar, më pas tablosë i shtoi ngjyrën jeshile me bollëk , e infektoi me kanabis i cili u shëndërrua në një malinjë që për pak i mori jetën.
Dikush mund të pyes ,se përse po përmend vetëm regres ?!
-Sepse nuk ka asnjë vend të ri pune dhe për rrjedhojë në kohën e tretë të së majtës është bërë një nga eksodet më masive të mordenizmit europian. Rreth 400 mijë të rinjë enden rrugëve të Europës për një jetë më të mirë ,njësoj si sirianet por me një ndryshim se në Siri ka luftë , ndërsa në Shqipëri ka rilindje.
Dhe së fundmi qershia mbi tortë,rrufeja e cila erdhi mbasi qiellin tonë rilindja e mbushi me re skandalesh dhe korrupsioni.Votimi nga Holanda për vendosjen e vizave sërish për Shqipërinë. Sërish regres.
E nëse do të futeshim dhe të kqyrnim me hollësi mund të gjenim me dhjetëra e qindëra fatalitete për Shqipërinë të shkaktuara nga e majta në pushtet. Sepse e majta aq shumë i do të varfërit saqë sa herë vjen në pushtet i shton edhe më shume ata. Këto që unë u mundova ti vendosja në pah dhe ti renditja janë pjesezat e drejtëzës që quhet regres në grafikun e quajtur e “majtë në pushtet”.
Ai apo ajo që ndërton këtë grafik politikisht në rastin më të mirë duhet të marrë katër e nëse e përsërit duhet të ngelë në klasë e kur vazhdon e sillet në mënyrë rrugaçërore siç bën Edi Rama ,atëherë ai duhet përjashtuar nga klasa.
Prandaj unë në bazë të asaj që shoh në “grafik” arrijë të lexoj se përgjigjia e ushtrimit do të dalë e saktë kur drejtëza në grafik të jetë “progres” dhe këtë ushtrim në të tillë mënyrë në politikën tonë bipolare kuptohet se kush mund ta zgjidhë dhe zbatoj në mënyrë korrekte.