Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përveç Holandës, edhe vende të tjera po shqyrtojnë vendosjen e vizave për Shqipërinë.
Gjatë një interviste në ABC News, Berisha tha se Shqipëria nuk do të përfitojë hapjen e negociatave ndryshe nga Maqedonia.
“Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim. E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet”, tha Berisha.