BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua

Orjola Pampuri: Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua

spot_img
spot_img

Nga Orjola Pampuri

Sot më shumë se kurrë, më ngjallet neveri mua dhe cdo qytetari të madh e të vogël të këtij vendi. Ju që beni shoë me ligje e strategji për barazi gjinore e për forcim të ligjit kundër dhunës ndaj gruas, ju që inkurajoni gratë e dhunuara të kërkojnë ndihmë e mbrojtje pikerisht tek ato uniforma të cilat i dhunuan e poshtëruan paturpësisht sot.

Ju zonja të mazhorancës, që bilbilosni në komisione e emisione televizive, sot me shumë se kurrë kuptuam që e beni për të krijuar e ndërtuar imazhin tuaj, dhe jo për ato gra që kanë vertetë nevojë, e që nga sot u ristruken serish nën çatinë e dhunuesit, nga mosbesimi i vërtetuar, që ky shtet do t’i mbrojë e mbështesë. Përse asnjëra prej jush nuk reagoi apo dënoi aktin e turpshëm të atij polici, që vuri dorë mbi një grua, nënë, motër, ajo është dorë e shtetit, e nesër mund të godasë secilën prej nesh.

Kush qenkan këta bij të paudhe, këta individë të frustruar e të paqyteteruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësoje një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerezore.

Ti që sot dhunove atë grua, numero orët e tua në atë detyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular