Strategjia/S’ka zgjedhje më 30 qershorit, opozita do bllokojë me çdo mjet

3
257
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Partia Demokratike ka vendosur sot që edhe me dakortësinë e aleatëve në opozitë, të bëjë të pamundur planin e Edi Ramës për të zhvilluar më 30 qershor zgjedhje lokale farsë. Edhe pse ende nuk ka detaje nga vendimet e kryesisë së kësaj force politike, kuptohet se nëse qeveria socialiste do të ecë përpara për të bërë zgjedhje me parti marioneta, ajo do ti bëjë thirrje përkrahësve të gjithë opozitës që të bllokojnë me të gjitha mënyrat këtë proces, siç edhe ndodhi ne sukses në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë së Kavajës. Kujtojmë se pas protestave masive, Edi Rama u detyrua të tërhiqet nga zgjedhjet pa opzitën në 7 maj 2017 në këtë qytet.

Kjo strategji e cila duket do të zbatohet për gjithë bashkitë më 30 qershor shprehet në pikën 2 të vendimeve të marra sot nga kryesia e PD, të cilat do ti kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar të partisë.

“Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në këtë pikë të vendimeve të sotme të kryesisë.

Edhe më herët eksponentë si Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë deklaruar në media, se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve fasadë të 30 qershorit që po synon Edi Rama. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, opozita PD-LSI dhe aleatët e tyre më të vegjël, kanë marrë mbi 720 mijë vota.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 62147 more Info to that Topic: startnews.news/2019/04/18/shpallet-strategjia-ska-zgjedhje-me-30-qershorit-opozita-do-bllokoje-me-cdo-mjet/ […]

Comments are closed.