BallinaKryesoreDrejtoritë e zhvendosura/Rama hakmarret ndaj Dibrës, Xhemal Gjunkshi: I heq Drejtorinë Arsimore...

Drejtoritë e zhvendosura/Rama hakmarret ndaj Dibrës, Xhemal Gjunkshi: I heq Drejtorinë Arsimore e çon në..

spot_img
spot_img

Qeveria Rama vazhdon hakmarrjen ne menyre sistematike ndaj Dibres. Pas largimit te nje sere drejtorive, radha ishte e Drejtorise Arsimore Diber te cilen e ka zhvendosur ne Lezhe.
Denoncim i vjen nga ish deputeti i PD Diber Xhemal Gjunkshi permes nje statusi ne FB

Denoncimi i ish deputetit Xhemal Gjunkshi ne FB

Që nga ardhja e tij në pushtet nisi luftën me Dibrën dhe me veriun në përgjithësi .

1 – Largoi Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës , e çoi në Shkodër .
2- Largoi Bordin e Kullimit e çoi në Lezhë.
3- Largoi Drejtorinë Rajonale të Postës .
4- Largoi Drejtorinë e OSHEE .
5- Largoi Drejtorinë Rajonale të Rrugëve e çoi në Shkodër , duke lënë vetëm një person në Dibër.
6-Shkriu drejtorinë e pyjeve dhe e ndau në dy zyra ku veç shpenzohen para , dhe nuk jepet asnjë shërbim për qytetarët apo për mbrojtjen e pyjeve.
7- Zhduku drejtorinë e bujqësisë , duke e kthyer në një zyrë militantësh në Bashki ku janë punësuar dhjetëra persona që skanë asnjë lidhje me bujqësinë.
8 – Mbylli Universitetin ku mund të arsimoheshin fëmijët tanë me kosto më të lirë , ndërsa tani studentët janë degdisur sa në Tiranë , Shkodër , Durrës , Elbasan e Vlorë.
9- E fundit , për pak ditë Drejtoria Arsimore rajonale transferohet në Lezhë , dhe Dibra do të ketë një zyrë siç ka sot Bulqiza .

Nëse i llogarisim si vende pune vetëm nga këto lëvizje janë shkurtuar më shumë se 300 vende pune , por jo për t’ia kursyer buxhetit se ka në Bashki 500 punonjës më tepër se organika , por se ka inat dhe do të hakmerret me Dibrën.

Të humburit e gjithë këtyre vendimeve janë qytetarët , janë nxënësit që nuk do të dinë ku të ankohen për qindra padrejtësi , janë mësuesit që do të duhet të udhëtojnë deri në Lezhë , janë bujqit e fermerët që sdo të dinë ku të gjejnë specialistët apo ku të dorëzojnë dokumentet për subvensoinet që nuk jepen prej 6 vjetësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular