Ministri i Brendshëm ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes. Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa identiteti i personit tjetër, sipas policisë, është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani.
31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para. Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë. /A2