Del emri i pare per kryeprokuror. Burime prane Keshillit te Larte te Prokurorise konfirmojne se kanditatura e Pare per pozicionin e Prokurorit te Pergjithshem eshte regjistruar sot dhe ai eshte prokuror Olsian Cela.
Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend.
Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.
Në fund të vitit që shkoi, emri i prokurorit Olsian Çela u lakua, si kandidati më potencial edhe për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Udhëheqja socialiste duket se e ka të preferuar prokurorin Çela.
Çela zyrtarisht, nuk ka folur asnjëherë për këtë gjë, por ajo që dihet tashmë nga mbarë opinioni publik, është se një tjetër, që thuhet se është e preferuara e mazhoranës u zgjodh mes zjarrit dhe tymit në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.