Nga Genc Deromemaj
Rama dërgon në Vlorë Llesh Kimikun në prag të ardhjes në Vlorë! Situata në Vlorë nuk është e qetë dhe Rama nuk ndihet i sigurtë! Llesh Kimiku është mbledhur në zyrën e prefektit bashkë me nje rreth te ngushtë zyrtaresh lokalë e qëndror. Urdhëri ka qenë i prerë: Rama nuk duhet të shqetësohet gjatë qëndrimit në Vlorë dhe takimet e tij duhet të duken sa më entuziaste e me njerëz të lumtur përreth tij. Llesh Kimiku ka sjellë me vete dhe gaz lotsjellës për çdo rast rreziku! Ardhja e Ramës në Vlorë ndodh në një kohë që i gjithë aksi kryesor i qytetit nga Xhamia e deri te Rrapi në Ujin e Ftohtë është mbushur me beton, rrugët janë ngushtuar, parkimet janë pakësuar , bizneset janë drejt falimentimit, papunësia është rritur, ata që ikin nga qyteti po shtohen dita ditës, e plotë të tjera problematika! Ndaj dhe Rama e ka frikë Vlorën! Sepse, e ka kuptuar që Vlora e ka bërë në heshtje zgjedhjen e saj! Vlora ndihet e Përdorur dhe e Tradhëtuar! Sepse iu Premtua Punësim e Mirëqenie dhe jo Betoni e Varfëria!