BallinaKryesore1990/Në kufi komunistët vrisnin edhe vajza, vrasësit i dekoronin

1990/Në kufi komunistët vrisnin edhe vajza, vrasësit i dekoronin

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Teksa kish rënë muri i Berlinit, në Shqipëri diktatura forcohej. Jo vetëm djemtë ranë pre e plumbave të regjimit, por edhe vajzat. Një ngjarje tragjike ndodhi në Shkodër mëngjesin e 21 prillit 1990. Sipas komunikatës së MPB-së nr.94, të kësaj date, në zonën kufitare Dajç Rushbull, “dy elementë armiq”, nisur nga Shkodra ora 18.30 të datës 20.4.1990, janë afruar te pengesa elektrosinjalizuese, në sektorin 900 rreth orës 2.00. Kjo përpjekje ka dhënë sinjal. Në ndjekje kanë shkuar komandanti i postës kufitare me dy ushtarë. Vetë komandanti i postës Engjëll Toma ka vrarë Elez Halil Krajën i vitlindjes 1961, nga Shkodra dhe banues në lagjen “Naim Gjylbegu” punëtor në fabrikën vaj-pije në Shkodër. Ushtarët kanë plagosur Dhurata Hasan Sokolin, vitlindja 1966, lindur në Tropojë banuese në lagjen “Salo Halili” Shkodër, punëtore në fabrikën e lëkurë- këpucëve të këtij qyteti.

Batalioni kufitar nr.298, me nënshkrimet e komisarit, Enver Koçi dhe komandantit Përparim Tusha njoftonte tre ditë pas ngjarjeve Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pasi përshkruan me hollësi ngjarjen, komanda e Degës Punëve të Brendshme dhe komanda e batalionit në fjalë “për veprime të shpejta, vigjilencë e gatishmëri të lartë propozuan për të stimuluar kufitare dhe kuadro të postës kufitare Rrushkull”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular