BallinaAktualitetPartia e re, Eno Bozdo: Në shtëpinë e opozitës s'mund të hysh...

Partia e re, Eno Bozdo: Në shtëpinë e opozitës s’mund të hysh nga dritarja, kur ke dalë nga dera

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë “Bindja Demokratike” nga Rudina Hajdari, thotë se nuk mund të hysh në shtëpinë e opozitës nga dritarja, kur ke dalë nga dera.

Eno Bozdo: Do të thoja që nuk mund të pretendosh të hysh në shtëpinë e madhe të opozitës shqiptare nga dritarja dhe veçanërisht pasi je larguar nga dera e kësaj shtëpie në kundërshtim të plotë me interesat e opozitarëve dhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Bozdo përsëriti edhe njëherë qëndrimin e PD dhe të opozitës që se nuk do të hyjnë në zgjedhje pa pasur garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Eno Bozdo: PD nuk do të regjistrohet në zgjedhje, aleatët e saj nuk do të regjistrohen në zgjedhje, përsa kohë ne nuk kemi garancinë minimale që këto zgjedhje do të jenë të ndershme dhe të lira. Ky nuk është një akt për të marrë zgjedhjet në tavolinë. Sondazhet tregojnë se opozita është shumicë. Kurdoherë të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale opozita fiton, e ka në xhep fitoren. Por në kushtet kur Rama nuk jep garancitë minimale, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, jo vetëm do të ishte fasadë, por nuk do ti shërbente vendit.

Bozdo tha se zgjidhja e vetme është qeveria tranzitore, pa Ramën në krye.

Eno Bozdo: Vendi ka nevojë për një zgjidhje, komplet ndryshe nga ajo që ofron kryeministri sot. Zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri tranzitore, por që duhet të ketë dhe do ketë disa detyra specifike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë më pak dhe asgjë më shumë sesa zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën në krye.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular