BallinaAktualitet“Supergafa e Sander Lleshajt”, gazetari: Perla ministrore! Sandri iu jep ‘ide’ grabitësve

“Supergafa e Sander Lleshajt”, gazetari: Perla ministrore! Sandri iu jep ‘ide’ grabitësve

spot_img
spot_img

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar spekulimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur.

Postimi i plotë:

Perla ministrore!

Sa herë Ministri i Brendshëm flet, surprizon. P.sh së fundi z. Lleshaj tha në një intervistë televizive se paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur, duke shtuar se gjithsesi kjo ishte një hamendësi spekulative. Në rastin më të mirë ky është një naivitet që konsiderohet një supergafë pasi iu jep grabitësve një opsion për të deklaruar se paratë i kanë djegur edhe nëse kapen dhe në rastin më të keq (po përdor dhe unë termin e përdorur nga ministri) pra po spekuloj, duke menduar se z.Lleshaj po paralajmëron se autorët do të kapen, por paratë nuk do të gjenden. Dhe nëse vërtet do shpallet versioni se paratë ishin djegur, hijet e dyshimit se grabitja e Rinasit nuk ishte aq spontane e një grupi prej 4 vjetësh rritet shumë. Gjithnjë në mënyrë spekulative unë paramendoj se paratë nuk do të gjenden. Tani të presim a do të jenë “djegur” vallë ato siç tha Ministri i Brendshëm?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular