BallinaKryesoreEnkela, vajza e të madhit të mjekësisë shqiptare Dr.Polikron Çela, histori suksesi...

Enkela, vajza e të madhit të mjekësisë shqiptare Dr.Polikron Çela, histori suksesi në Pragë

spot_img
spot_img

Nga Mina Hysa

Bëmë baba të të ngjaj”. Është kjo shprehja që i shkon për shtat referuar arritjeve të saj dhe të të atit.
Quhet Enkela Çela (Hrdlickova), vajza e të madhit të mjekësisë shqiptare, Dr.Polikron Çela mjekut pediatër i cili gjithë jetën e tij iu dedikoi kujdesit të fëmijëve, një emër i dashur për te gjithë.
Enkela, është shembulli pozitiv, që tregon më së miri se si shqiptarët ia kanë arritur që me mund dhe djersë, fal talentit të tyre të jenë  histori suksesi dhe nuk mungojnë thuajse në çdo vend të botës. Bashkatdhetarët tanë janë vendosur me punë dhe jetojnë në Europë dhe SHBA dhe jo vetëm. Atje janë të angazhuar dhe kanë prek dhe suksesin, por janë të pazë derisa rastësisht i pikas në ndonjë status ne FB, organizim, botim broshure të institucioneve shtetërore kur ato kujtohen dhe i evidentojnë.
Rasti që po shkruajmë sot, një profil rreth saj është i një mjekeje me një karrierë brilante dhe mjaft të suksesshme në Pragë të Çekisë, por që në fakt nuk e ka këtu zanafillën.
Krejt e pazë, madje mezi mundëm të sigurojmë të dhëna rreth saj, pasi e karakterizuar nga modestia dhe kur mundëm të kontaktonim më të, as nuk donte të shkruanim: – “Jo s’ka nevojë. Ne punën bëjmë”- na pohoi Enkela. Kjo sigurisht që nuk na ndaloi të shkruanim për të, për faktin se kur mësuam për CV e saj, konstatuam se kishin te bënim me një shqiptare të suksesshme.
Ajo është mjeke okuliste, mjaft e suksesshme në Pragë. Bazat e mjekësisë i ka marrë në Shqipëri, por më pas Enkela do të zhvendosej në Izrael ku do të kualifikohej. Kualifikimin do ta vazhdonte në vitet në vazhdim në Çeki ku dhe punoi në Spitalin Universitar FNKV në Pragë ku ka hapur qendrën e parë për diagnostikimin dhe trajtimin e syrit të thatë dhe në Klinikën Evropiane të Syve Lexum, ndër më të mirat në Europë.
Kush është Enkela Çela Hrdlickova?
Enkela Çela ka lindur në Tiranë. Ka mbaruar gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, pastaj  në vitet 1987-1992 është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, Universiteti i Tiranës, Shqipëri, ku më mori dhe titullin Dr.
Mbas 1992, shkoi në Izrael në Klinikën e Syrit në Spitalin Universitar Haddassah, Jerusalem, Izrael.
Në Jerusalem, për një periudhë gjashtë vjeçare, bëri specializimin për okulistikë dhe në të njëjtën kohë punova si mjeke për sytë. Specializimi u zhvillua në gjuhën angleze nën drejtimin e një nga profesorëve më të njohur në Izrael dhe në botë, Prof. David BenEzra. Aty mësoi dhe hebraijsht dhe dha edhe provimin për gjuhën që të kishte mundësi të komunikonte më të sëmurët.
Në fund të specializimit bëri provimin ku mori  “Diplomën në Okulistikë“.
Në vitin 1999 shkoi në Republikën Çeke për të kryer studimet pasuniversitare ne Biomedicinës në Fakultetin e Parë të Mjekësisë të Charles University në Pragë në fushën e Biologjisë dhe Patologjisë Cellulare. Gjatë periudhës së studimeve publikoi disa artikuj në revista të njohura evropiane dhe amerikane. Ne revistën e “British Journal of Ophthalmology“ fitoi çmimin e tretë në artikujt më të mirë të vitit. Pas dhënies së provimit shtetëror, mori diplomën e përfundimit të suksesshëm të studimeve doktor i shkencave dhe mori titullin Ph.D ( Doctor of Philosophy)
Studimet e doktoratës i zhvilloi në gjuhën çeke, nën drejtimin e profesorëve çekë (Prof. Martin Filipec, MD, CSc dhe Prof. Karel Smetana, MD, Dr.Sc).
Në vitin 2000, pas nostrifikimit të diplomës dhe kalimit të provimit në oftalmologji, ka marrë një certifikatë  në okulistikë.
Që nga viti 2000 ka punuar si oftalmolog në Klinikën e Oftalmologjisë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Charles University në Pragë. Kryesisht merret me trajtimin sëmundjeve infektive dhe imunologjike te kornes dhe segmentit anterior te syrit, me diagnozën dhe trajtimin e keratoconus, sëmundjet refraktive dhe kataraktu.  Në vitin 2006 ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë “Licencat për kryerjen e një përfaqësuesi profesional dhe për ofrimin e shërbimeve këshillimore në fushën e oftalmologjisë” dhe ka marrë “Kualifikime profesionale dhe kualifikime të specializuara për kryerjen e profesionit mjekësor në Republikën Çeke në fushën e oftalmologjisë”
Vitet e fundit punoi në Spital Universitar FNKV në Pragë ku ka hapur qendrën e parë për diagnostikimin dhe trajtimin e syrit të thatë dhe në Klinikën Evropiane të Syve Lexum, Pragë e cila është një nga klinikat e para në Ceki dhe në Evropë ku bëhen operacionet me laser për sëmundjet refraktive.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular