BallinaAktualitetAktori Neritan Liçaj: Tirana ka qenë gjelbërim, është bërë pallate, beton

Aktori Neritan Liçaj: Tirana ka qenë gjelbërim, është bërë pallate, beton

spot_img
spot_img

Aktori Neritan Liçaj i ftuar në emisionin “A show” në “Neës 24” nga Adi Krasta u shpreh se Tirana më parë ka qenë e gjelbëruar, ka pasur hapësira për të rritur dhe për fëmijët, ku kishe ku të luaje.

Liçaj nënvizoi se tani Tirana është mbushur me pallate, beton dhe asfalt.

“Tirana ka qenë e gjitha thuajse e gjelbëruar. Ka pasur gjelbërim, pemë, hapësirë. Tani ka vetëm pallate, beton dhe asfalt. Po zhduket fryma që ka pasur Tirana. Shikoni sot Europën, gjermanët, anglezët. Ata e ruajnë të vjetrën, gjelbërimin, hapësirat. Ne e shohim të vjetrën si të huaj si të keqe.

Që ta zgjeroj hapësirën e fjalës sime. Kjo Rilindja Urbane për mua është pa shije. Qytetet shqiptare nga veriu në jug kanë humbur shijet. Qeveria i ka futur një shesh në qendër të qytetit, duke humbur vlerat qytetit. Po humb shija e qyteteve. Qyteteve iu ka humbur tipikja dhe ne tipiken e kemi goxha të zhvilluar”, tha Liçaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular