Akademiku Artan Fuga ka deklaruar se nuk do të shkojë në votimet e 30 qershorit, nëse opozita nuk bëhet pjesë e zgjedhjeve lokale. Në emisionin ‘A Show’, në News 24, Fuga theksoi se nuk mund të thuhet tani nëse opozita i ka bërë mirë apo keq vendit me braktisjen e Parlamentit.
“Jo. Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e qershorit, unë do të marr pjesë në votime. Nuk e di nëse opozita po i bën apo jo keq vendit. Këtë do e shohim. Ky vendim që është marrë për braktisjen e Parlamentit ka anë avantazhuese dhe anë që janë në disavantazh”, tha Fuga.
Opozita ka djegur mandatet pas publikimit të disa materialeve të prokurorisë që tregojnë ndërhyrjen e grupeve kriminale në manipulimin e votave në Durrës, Lezhë apo Dibër. PD dhe LSI deklarojnë se nuk do hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, po kërkojnë krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.