Astrit Patosi dhe disa të pakënaqur nga Partia Demokratike kanë përgatitjet për krijimin e një partie të re politike. Në drejtim të saj pritet të jetë Astrit Patozi. Rreth orës 19:00 grupi i të pakënaqurve ka nisur takimin për konstituimin e forcës së re politike.
Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Ky i fundit prej orës 19:00 ndodhet në një takim me ish-eksponentë të tjerë demokratë, të cilësuar si të pakënaqurit dhe kritikët e Bashës poer qe nuk jane figura publike .
Mbi 20 persona raportohet se ndodhen në takimin e Astrit Patozit në një zyrë në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Gjatë emisionit ‘Open’, Menga tha se personat që ndodhen brenda në zyrë po krijojnë Partinë Bindja Demokratike.
Përveç Patozit, ish-nënkryetar i PD-së, aty është parë të hyjë edhe Fabian Topollaj, ish-këshilltar në bashkinë e Tiranës.
Pavarësisht insistimit të gazetarëve të shumtë, zyrtarë të ‘Bindjes Demokratike’ nuk kanë dhënë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim. Edhe emrat e personave të tjerë të pranishëm në takim nuk janë bërë publike.
Në përfundim të takimit pritet një deklaratë për mediat.
Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet nesër në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.